Tiger Woods, ylli i golfit e ka marrë vesh gjatë një sesioni golfi se Kobe Bryant, legjenda amerikane e basketbollit kishte vdekur.

Një gazetare e intervistoi Woods 5 minuta pasi ai kishte marrë vesh lajmin dhe ndërkohë teksa nxjerr fjalët nuk e mban dot dëshpërimin e madh.

‘Nuk e dija derisa Joey më tha pasi mbylla xhiron e 18-të. Nuk po e kuptoja pse njerëzit po më thoshin’ bëje më Mambën. Tani e kuptoj. Është shokuese për të gjithë. Jam shumë i trishtuar, dhe është një nga ditët më tragjike. Realitet është se e kam marrë vesh vetëm para 5 minutash.’- tha Tiger Woods për CBS Spors.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb