Një solidaritet i madh ka ndodhur me radiostacionet në 30 vende të botës teksa kanë vendosur njëkohësisht himnin e Liverpool ‘’You will never walk alone’’ apo ‘’Ti nuk do të jesh kurrë vetëm’’ për ata që po luftojnë sot me koronavirusin.

Ideja u hodh nga radiofonisti holandez Sander Hoogendorn dhe bashkë me të dhe 180 radiostacione të tjera ju bashkuan mesazhit për të gjitha ata që sonte janë në vështirësi ndaj armikut të padukshëm koronavirus.

Videon e ka publikuar edhe kryeministri shqiptar Edi Rama i cili titullin e këngës së Gerry& The Pacemakers e ka përdorur pas tërmetit të 26 nëntorit për ata që u prekën nga dëmet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb