KORÇË

Ish-kreu i bandës së Vlorës më 1997, Myrteza Zani Çaushi është paraqitur sot në Gjykatën e Korçës nën masa të rrepta sigurie.

Seanca për të përllogaritur vitet e dënimit që ka vuajtur deri më sot Zani Çaushi prej ditës së parë në burg u shty pasi mungonte përfaqësuesi i IEVP Drenovë. Gjyqtari Ervin Sulan prokurori Genti Stoja dhe avokati i Zani Çaushit, Arben Lena ishin të pranishëm duke që do paraqisnin kërkesat e tyre për prova.

Avokati i Çaushit deklaroi pas seancës se përllogaritja është një problem për shumë të dënuar, dhe klienti i tij ka të drejtë të kërkojë. Madje ai i sugjeron Minstrisë së Drejtësisë të krijojë një aplikacion për këtë problem pasi është eksperiencë e vendeve të tjera.

”Seanca e sotme e hapjes se gjykimit. Në seancën e sotme mungonte përfaqësuesi i IEVP dhe u çel gjykimi ndërsa seanca u shty. Llogaritja e kohës së vuajtjes së dënimit është një problematikë jo vetëm për Zani Çaushin por edhe për të dënuarit e tjerë. Sugjeroj që Ministria të krijojë një aplikacion për llogaritjen e kohës së vuajtjes së dënimit për të gjithë të burgosurit që është edhe eksperiencë edhe nga vendet e tjera.

Dënimi me burgim të përjetshëm është dënimi i fundit që ekziston në Shqipëri por nga ana juridike edhe për këta të burgosur ekziston mundësia e lirimit me kusht bazuar në kodin e vjetër që është dënuar Zani Çaushi ka qenë 25 vjet ndërsa me të riun 35 vite. Ndaj derisa hapësira ligjore ekziston për lirimin me kusht duhet të ekzistojë dhe hapësira për  llogaritjen e viteve të dënimit. Une nuk di të them nëse ai do ti rikthehet kërkeses së tij por jemi në fazën kur ai ka të drejtë për të kërkuar përllogaritjen e saktë.”- tha Lena.


Në fakt, Çaushi ka kërkuar të lirohet nga burgu dy herë këtë vit. Njëherë për shkak se pretendonte se ka kryer 25 vite burg dhe është rehabilituar duke shtuar faktin se ishte dhe familjar. Ai kërkoi lirim me kusht por u tërhoq. Më pas ngriti tezën se duhet t’i njihen vitet në paraburgim  dhe duhet të lirohet.

Zani Çaushi është i dënuar me burgim të përjetshëm teksa vuan dënimin në burgun e Drenovës në Korçë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb