Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Milot.

Gazetari Elidon Ndreka raporton për “News24” se dy persona, Ylli Brahimi dhe Klisman Preçi kanë mbetur të plagosur rëndë dhe po transportohen me urgjencë nga spitali i Lezhës në drejtim të spitalit të Traumës, në kryeqytet.

Mësohet se kemi të bëjmë me një atentat të mirëfilltë ndaj dy personave të cilët kanë rënë pre edhe e dy atentateve në të shkuarën.

Atentat i mbrëmjes së sotme ndaj Brahimit dhe Preçit është bërë nga një automjet në lëvizje, por ende nuk ka informacion për numrin e autorëve.

Ndërkohë në vendngjarje ndodhen forca të shumta të policisë, që sipas gazetarit Ndreka kanë piketuar disa persona që pritet të shoqërohen pasi mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Ylli Brahimi u tentua të ekzekutohej nga dy persona që udhëtonin me një motoçikletë më 13 janar të vitit 2021 në qendër të Milotit.

Sa i përket Klisman Prençit, ndaj tij dhe kushëririt të vetë Blerim Preçi një atenat ndodhi më maj të këtij viti në zonën e Lezhës, por fatmirësisht të rinjtë arritën të shpëtonin nga plumbat që u zbrazën mbi “Mercdes Benzi-n” e tyre nga një automjet tip “Audi”. Preçi dyshohej se kishte probleme në Belgjikë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb