TIRANE- Policisë së Shtetit iu deshën më pak se 48 orë për të vënë në pranga autorët e dyshuar të grabitjes në marketin e Agim Bucit, i cili mbeti i vrarë pasi bëri rezistencë.

Policia, siç sqaron gazetarja Dorjana Bezat për “BalkanWeb”, është përqendruar kryesisht në zonën e Kamzës me hetime, aty ku më herët kishin rënë pre e grabitjes edhe disa biznese të tjera. Pikërisht ky dyshim ka rezultuar efektiv pasi dy të arrestuarit, Vladimiri, që rezulton të ketë kryer ekzekutimin me armë zjarri të shtetasit Agim Buci dhe plagosjen e bashkëshortes së tij, po ashtu edhe dhe Ruzhdiu janë të dy banues në Kamëz.


Policia ka sekuestruar prova të mjaftueshme materiale, si veshjet dhe dorezat e përdoruara gjatë grabitjes, pamje filmike ku dy të rinjtë me origjinë nga Mati shfaqen brenda marketit, ndërsa momentalisht po kërkohet arma e krimit.

Vladimiri, siç raporton gazetarja Dorjana Bezat për “BalkanWeb” ka deklaruar se e ka hedhur atë në lumin e Tiranës, duke dhënë koordinata të sakta. Një grup polumbarësh po kryejnë aktualisht kontrolle në lum për të gjetur pistoletën me të cilin Vladimiri ka qëlluar pronarin 52-vjeçar të marketit, Agim Bucin.

TË ARRESTUARIT
– Vladimir Kurti, 28 vjeç, banues në Tiranë.
– Ruzhdi Hode, 25 vjeç, banues në Tiranë.

AKUZAT
Materialet për këtë ngjarje do t’i kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale të “Vjedhjes me armë me pasojë vdekjen” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi e mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb