TIRANE

Ishte paracaktuar që diçka do të ndodhte këtë ditë dhe asgjë nuk vonoi. Ditën e djeshme pas orës 20.00 Ledri publikoi këngën që ia kushton së bijës që pritet të vijë në jetë shumë shpejt.

“Si baba” është krijimi i fundit i reperit të njohur nga Prishtina, por, me siguri, edhe më emocionali për të. Ndryshe nga të gjitha tekstet e këngëve të tij në këto vite, vargjet këtë herë kanë zbardhur ndjesitë e babait në pritje.

Ledri dhe Sara, prej ditësh kanë publikuar surprizën që po bëhej gati për 10 tetorin. Kënga e re e reperit është dhurata e parakohshme që i bëhet së bijës, e cila, me siguri, shumë vite më vonë do ta kujtojë me nostalgji emocionin që ka shoqëruar të atin që nga dita kur mori vesh lajmin se ajo do të vinte në jetë.

“Nalt en univers tkom hala
Jom ka des syt me ti pa
Ditën jom ka e pres kur ki me ardh
Bom njerin ma t’lumtur sa t’jom gjallë”.

Janë vetëm disa nga vargjet e ndjera të reperit në këngën “Si baba”, asnjë detaj më shumë, asnjë videoklip, vetëm ai dhe Sara.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb