Policia spanjolle ka zbuluar dhe çmontuar një “shtëpi bari”, duke sekuestruar mbi 1800 bimë marijuane.

Policia ka publikuar pamjet e aksionit, ku shihet se marijuana ishte kultivuar në disa dhoma të banesës dhe arrinte peshën e 124 kg drogë.

Shtëpia ishte e pajisur me kondicionerë të shumtë, ventilatorë dhe ilaçe që shërbenin për rritjen e bimëve. Gjatë aksionit ka rënë në pranga një 30-vjeçar shqiptar.

Agjentët kishin monitoruar shtëpinë prej kohësh, duke parë se kush hynte dhe kush dilte, duke zbuluar se brenda saj kultivohej drogë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb