Zelanda e re-Pista e biçikletave është e mbushur me të rinj dhe një djalë i cili po nget një biçikletë BMX performon me një akrobaci, duke përplasur një djalë të vogël me skateboard.

Fëmija rrëzohet dhe duket se nuk po arrin të ngrihet dhe kështu hyn në aksion babai i tij, shumë i zemëruar, i cili përpara se të ngrejë të birin nga dyshemeja hedh çiklistin përtokë dhe pastaj merret me të birin e plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në një park lojërash në Zelandën e re.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: