Shkupi përfundon aventurën në Champions League në turin e dytë kualifikues, pas humbjes 0-1 në shtëpi ndaj Dinamos së Zagrebit (2-2 takim i parë).

Shkupjanët do e nisnin mirë takimin. Në minutën e 15-të, një kundërsulm i tyre mund të përfundonte në mënyrën më të mirë të mundshme, por Livakovic neutralizon një goditje të Hamidit.

Minuta e 20-të do shihte sërish protagonist djemtë e Sedloskit. Abdullai koordinohet mirë me kokë dhe goditja e tij shkon fare pranë portës.

Vendasit do rrisnin presionin akoma më shumë. Në të 30-tën, Queven provoi, por nuk ia doli dot të zhbllokojë takimin.

Dinamo e Zagrebit do futej në fushë me dëshirën për fitore. Kroatët do merrnin epërsinë në minutën e 47-të me Ademin. Rezultati do mbetej i pandryshuar deri në fund, me të besuarit e Cacic që shkojnë në turin e 3-të të Championsit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: