Milan i rikthehet suksesit dhe këtë e bën në shtëpi përballë Genoas, duke fituar 2-0. Një trepikësh me shumë vlerë në këtë stacion të garës, teksa vijon lufta në distancë për titullin kampion në Serie A.

Janë dashur pak minuta që menjëherë skuadra kuqezi të gjejë golin që mungonte prej 180 minutash. Një inkursion në krah të djathtë nga Kalulu, krosim i fortë dhe perfekt te shtylla e dytë, aty ku Leao depoziton shtyllë-gol.

Ishte minuta e 11-të kur Milan kaloi në avantazh dhe e mbylli fraksionin e parë i qetë. E dyta pati ritëm, raste, por Milan nuk po shënonte golin e qetësisë. Ai erdhi vetëm në fund me Messias.

Minuta e 87’ dhe Milan më në fund clirohet plotësisht. Minutat e mbetura nuk sjellin gjë tjetër, kuqezinjtë marrin tri pikët dhe rimarrin vendin e parë, por Inter që ndjek nga pas është dy pikë larg dhe me një ndeshje më pak.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb