Lille ia doli të marrë 3 pikë të arta në transfertën e Le Havre (0-2), në takimin e Ligue 1. Një nga më të mirët te mysafirët e drejtuar nga trajneri Fonseca ishte edhe sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova.
Zhegrova shënoi golin e parë të takimit në fundin e fraksionit të parë. Ai shfrytëzoi në maksimum një top të ardhur nga mesi i fushës nga Diakite, teksa pasi dribloi bukur nga krahët, u fut në zonë për të lëshuar një të majtë fantastike.
Për 24-vjeçarin ishte goli i parë sezonal. Në 2 sezonet e mëparshme me francezët e Lille, Zhegrova numëron 5 gola dhe 5 asiste. Kujtojmë që nga periudha 2017-2019, lojtari dardan luante te Genk në Belgjikë, përpara se të transferohej në Zvicër te gjigandët e Basel, për të qëndruar atje plot 4 vite.
(J.S/BalkanWeb)