Barcelona zhgënjen ndaj Mallorcës teksa në Estadi Mallorca Son Moix (Palma de Mallorca) takimi përfundoi 2-2 (La Liga).

Në minutën e 8-të, një gafë në prapavijë e katalanasve bën që vendasit të marrin epërsinë. Ishte Vedat Muriqi që shfrytëzoi më së miri një asist të Sanchez, për të kaluar topin pas shpinës së Ter Stegen.

Katalanasit gjetën golin e barazimit me Raphinhan në minutën e 41-të, por gëzimi zgjati pak. Vedat Muriqi u shfaq përsëri protagonist në shtesën e fraksionit të parë, këtë herë me asist për Prats.

Asgjë për t’u theksuar në pjesën e dytë, përveç një goli të Lopez që “vulosi” përfundimisht shifrat në 2-2.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: