Brazili ka zhgënjyer në ndeshjen e dytë të Grupit A në Kupën e Amerikës. Pas nisjes me fitore në turneun që po organizohet në shtëpinë e tyre, “Selecao” kthen fantazmat e dështimit pas barazimit pa gola në përballjen kundër Venezuelës. Skuadra e drejtuar nga Tite dominoi, por nuk arrriti të marrë fitoren që do ta afronte me kualfikimin për në raundin tjetër të kompeticionit më të rëndësishëm të futbollit amerikano-jugor.

Në pjesën e parë, të zotët e shtëpisë iu afruan golit në disa raste, por finalizimi la për të dëshiruar. Venezuela rezistoi ndaj presionit brazilian, madje rrezikoi të bënte një suprizë të hidhur përpara pushimit të ndeshjes. Me rikthimin në fushë për pjesën e dytë, pesë herë kampionët e botës shtuan ritmin dhe në minutën e 61-të ndalën topin në rrjetë me Gabriel Jesus. Por festa e vendasve u shua shpejt, pasi sisitemi VAR tregoi për një pozicion jashtë loje që anuloi golin.

21293362
21293362

E njëjta situatë do të përsëritej në minutën e 87-të. Këtë herë ishte Coutinho që mposhti portierin kundërshtar, por edhe goli i sulmuesit të Barcelonës u cilësua si i parregullt pas ndërhyrjes së asistentit video të arbitrit. Brazili provoi deri në fund të fitonte këtë sfidë, por nuk ia doli dhe të besuarit e Tite duhet të përballen përveçëse me kritikat edhe me frikën e një dështimi të madh në shtëpinë e tyre, pas atij në Botërorin 2010.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: