Zie kombëtare në Korenë e Jugut, pas ngjarjes tragjike në festën e Halloween-it në Seul.

Sipas të dhënave të fundit, 151 njerëz vdiqën dhe 152 u plagosën pasi u shkelën nëpër një labirint rrugicash të ngushta në lagjen Itewon, i cili është i famshëm për jetën e tij të natës.

Presidenti i vendit, Yoon Seok-gil, foli për “një tragjedi që nuk duhej të kishte ndodhur”. Ai siguroi se qeveria do të hetojë shkaqet “për të siguruar që një aksident i tillë të mos përsëritet në të ardhmen”.

“Një mik më tha: diçka e tmerrshme po ndodh jashtë!”, tha 30-vjeçari John Ga-ul, i cili ishte duke pirë në një lokal kur ndodhi tragjedia. “Unë iu përgjigja: çfarë po thua? Dola jashtë dhe pashë njerëz që përpiqeshin që të ngriheshin, por rrëzoheshin në rrugë si domino”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: