GREQI

Tashmë zjarret janë kudo të hapura në Greqi. Më problematike ka qenë zona që laget nga Egjeu, por tashmë edhe në Korfuz është shfaqur një vatër.

Sipas mediave greke, zjarri është shfaqur në një zonë pyjore në Sinarades.

Ai është zjarr i kufizuar, por i paarritshëm prej terrenit të thyer. Po ashtu 37 zjarrfikës dhe 7 automjete bashkë me 2 avionë po operojnë për ta shuar atë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb