Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në një fabrikë, në Greqi. Mediet fqinje raportojnë se zjarri ka rënë në Metamorfosi, në rrugën sorou. Për pasojë, rruga nacionale Athinë-Lamia aktualisht është mbyllur në të dy kalimet.

Sipas të dhënave të para nga Shërbimi Zjërrfikës, fabrika ku ka rënë zjarri është me materiale të riciklueshme, ndërsa raportohet se për momentin zjarri nuk është shtrirë afër banesave. Megjithatë, është dhënë alarmi pasi pranë zonës së zjarrit gjenden fabrika të tjera industrial.

21 zjarrfikëse me 7 automjete kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, së bashku me kamionët e ujit dhe vullnetarë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: