Një vatër e fuqishme zjarri është aktivizuar këtë të diel në Mamurras duke rrezikuar edhe banesat. Gazetari Julian Shota raporton për ‘BalkanWeb’ se zjarri ka rënë në një zonë me pisha, afër lagjes ‘Demokracia’ ne Mamurras. Ndërkohë që nga zjarri rrezikohen rreth 10 familje.
Deri tani, rreth 10 hektar pyll janë në flakë, dhe zjarri po përparon drejt banesave.
Në terren ishte vetëm një zjarrfikëse si dhe dy punonjës të këtij shërbimi dhe një makinë policie, por më pas edhe ata u larguan, duke lënë banorët në mëshirë të fatit për t’u përballur të vetëm me flakët.
(BalkanWeb)