Një zjarr i madh ka shpërthyer këtë mbrëmje në një restorant në Ornos, Mykonos. Konkretisht, zjarri shpërtheu në restorantin “Progress” në zonën Korfos ku për disa orë mbizotëronte paniku dhe një re e madhe tymi mbuloi zonën.

Zjarrfikës të shumta shkuan në zonë për të shuar flakët, ndërsa raportohet se nga zjarri pati edhe disa shpërthime të bombolave të gazit që ishin brenda restorantit.

Siç shihet nga pamjet, zjarri mori përmasa të mëdha dhe u përhap edhe në makinat jashtë restorantit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: