Një zjarr i madh raportohet të ketë rënë në Shëngjin, në zonën e Knallës. Gazetari Elidon Ndreca që ka siguruar edhe pamjet e para në vendngjarja për “BalkanWeb” bën me dije se flakët po përhapen me shpejtësi si pasojë e erës së fuqishme.

Zjarrfikësit kanë mbërritur sakaq në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Burimet policore paraprakisht bëjnë me dije se zjarri mund të jetë vënë qëllimit. Por, do të jenë hetimet e mëvonshme ato që do të zbulojnë edhe shkakun e vërtetë të ngjarjes.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: