BERAT

Një zjarr i madh është regjistruar rreth orës 14:30 të ditës së sotme në zonën e ish/Pyjores në Berat. Zjarri ka rënë në ish/godinën dy katëshe që përdoret prej vitesh nga komunuteti Rom,pas dëmtimit të saj pas viteve ’97 dhe shndërrimi në gërmadhë.

Gazetarja Eneida Petova raporton për BalkanWeb se zjarri tek kjo godinë dyshohet se është i qëllimshëm.

Flakët e zjarrit që vazhdojnë ende, kanë shkaktuar dëme kolosale tek banorët e këtij komuniteti, që godinën e përdorin si magazina për të mbajtur rrobat e përdorura që shesin në tregje.

Fatmirësisht nuk janë shënuar të lënduar nga zjarri,që nga specialistët e Zjarrëfikëses konfirmohet se ka qënë i qëllimshëm. Në vendgjarje kanë shkuar forca të shumta policie dhe zjarrëfikëseje, që po mundësojnë lokalizimin e flakëve dhe fikjen e zjarrit.

Nga ana e policisë konfirmohet se, po punohet per identifikimin dhe kapjen e autorëve. Familjarët e komunitetit Rom në Berat, mes lotësh deklarojnë se, u janë djegur miliona lekë mall që ndodheshin në atë magazinë. Ata deklarojnë se tashmë janë komplet të falimentuar sepse të gjithë ata janë me kredi në banka,që i kanë marrë për të vijuar këtë biznes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb