DUBAI

Mengjesin e sotëm një zjarr masiv përfshiu një ndërtesë 35-she pranë Burj Khalifa në Dubai. Sipas mediave vendase zjarri shpërtheu rreth 2:20 të mëngjesit.

Zjarrëfikëset mbërritën menjeherë në vendjarje duke neutralizuar flakët përpara se të përhapej nëpër të gjithë bllokun e pallateve te “8 Boulevard Walk by Emaar”. Sipas autoriteteve nuk ka persona të lënduar nGa zjarri. Shkaku i zjarrit është ende i paqartë.

Sic e shihni dhe në video flakët janë përhapur nëpër të gjithë pallatin por fatmirësisht pa lënduar persona. Kjo nuk është hera e parë që bie zjarr pranë ndërtesës më të lartë në botë, Burj Khalifa.

Në natën e Vitit të Ri në 2015, një flakë shpërtheu në Address DoWntoWn, në një nga hotelet dhe rezidencat më të pasura në Dubai pranë Burj Khalifa.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: