Një zjarr ka përfshirë zonën e Karaburunit në Vlorë pasditen e sotme.

Në videon e mbërritur në redaksinë e “BalkanWeb” shihen forca të zjarrfikësve dhe banorë të cilët tentojnë të shuajnë flakët. Nga terreni i vështirë makinat e zjarrfikëses e kanë të pamundur të mbërrijnë atje dhe punonjësit janë detyruar të përpiqen ta shuajnë me degë pemësh.


Kujtojmë që Shqipëria është përfshirë ditët e fundit nga tëmperatura të larta të cilat kanë shkaktuar vatra zjarri në disa zona të vendit.

 

 

(BalkanWeb)

 

 

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: