Një vatër zjarri është shfaqur në Malin e Moravës, në territorin e Bashkisë Devoll pasditen e sotme.

Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, barishte, me bimësi të shkurtër dhe një pjesë me lajthi.

Situata momentalisht është e vështirë pavarësisht ndërhyrjeve të forcave zjarrfikëse dhe vullnetare, pasi flakët favorizohen nga era e fortë.

Ndërhyrja vijon ende nga shërbimi zjarrfikës ku në terren po punojnë 7 prej tyre ndërsa po japin ndihmë edhe banorë te zonës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb