Një sipërfaqe prej 30 ha tokë është djegur në Maskuri. Gazetarja Klodjana Haxhia, raporton për “BalkanWeb”, se sipërfaqja e tokës së djegur ishte me barishte, shkurre dhe dru ulliri.

Në pamjet e publikuara shihet se një sipërfaqe e madhe toke është shkrumbuar. Sakaq, vlen të theksohet se gjatë muajve të verës në Shqipëri janë djegur qindra ha tokë.

Për të normalizuar situatën, në terren zbritën mijëra efektivë të FA, emergjencave civile, si dhe në ndihmë na erdhën 2 avionë çekë dhe 1 holandez, që ndihmuan jo pak në neutralizimin e flakëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb