MEMALIAJ

Një zjarr ka përfshirë kodrat e fshatit Zhulaj në Krahës të Memaliajt.

Gazetarja Brikena Metaj raporton për BalkanWeb se zjarri është aktiv prej disa orësh dhe po djeg një zonë të pyllëzuar.

Flakët favorizohen edhe nga era e fortë teksa për shkak të terrenit malor, zjarrfikësit dhe punonjësit bashkiakë po hasin në vështirësi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb