Një zjarr ka rënë sot në fshatin Moravë në Berat. Drejtoria e MZSh-së Berat u njoftua për një zjarr në një shtëpi banimi dhe menjëherë drejt fshatit Moravë u nisën me urgjencë 3 mjete zjarrfikëse.

Gazetarja Eneida Petova raporton për BalkanWeb se pasi mbërritën në vendngjarje zjarrfikësit panë se kishte marrë flakë kasollja e mbushur me dru dhe po rrezikohej banesa e Burbuqe Arizit.

Ndërhyrja në kohë e punonjësve zjarrfikës bëri të mundur lokalizimin e shpejtë të flakëve dhe shuarjen e zjarrit, duke evituar përhapjen  e flakëve të zjarrit drejt banesës.

Si pasojë e zjarrit, kasollja me dru u shkrumbua totalisht, ndërkohë që banesa e 62-vjeçares nuk u prek dhe nuk pati dëmtime nga flakët e zjarrit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: