BERAT

Një lokal në hyrje të qytetit të Beratit është përfshirë nga flakët.Zjarri është parë fillimisht në pjesën e pasme të ndërtesës dhe më pas është përhapur me shpejtësi.

Punonjësit e turnit kanë njoftuar zjarrëfikësen,por deri në mbërritjen e efektivëve zjarrëfikës zjarri kishte shkrumbuar gjithçka brenda lokalit,që ishte i gjithi i ndërtuar me dru.Pas rreth 30 minutash nga rënia e zjarrit është bërë e mundur shuarja dhe neutralizimi i flakëve por dëmet e shkaktuara janë të mëdha. Nuk ka pasur të lënduar në njerëz, kjo edhe për shkak të orarit të temperaturave të larta pasi mëngjesi dhe mbrëmja e gjen këtë lokal të tejmbushur me fëmijë,për shkak të parkut të lojërave që e rrethon.

Lokali është në pronësi të shtetasit Luan Koka dhe në momentin e rënies së zjarrit brenda lokalit kanë qënë vetëm punonjësit.

Ekspertë të policisë e repartit zjarrëfikës janë duke punuar për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit,ndërkohë që nga familjarët hidhen dyshimet kemi të bëjmë me një zjarrëvënie të qëllimshme.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb