Një zjarr ka rënë sot në mesditë në një magazinë me bojëra në zonën e quajtur “Azotiku”, në Fier. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa zjarrfikësit po shuajnë flakët.

Në videon e siguruar për “BalkanWeb” nga gazetari Ervis Kuçi duket momenti i ndërhyrjes së zjarrfikësve, ndërsa nga godina dalin shtëllunga të mëdha tymi.

Fier
Informacion paraprak

Sot rreth orës 13:30, në zonën e quajtur “Azotiku”, në një magazinë me bojëra të marrë me qira nga shtetasi E.H, ka rënë zjarr.

Nuk ka dëme në njerëz.

Në vendngjarje ka shkuar zjarrfikësja dhe shërbimet e policisë të cilat po bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: