Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe toke në fshatin Jokodinë në Roskovec.
Sakaq në aksion për fikjen e zjarrit kanë marrë pjesë 30 zjarrfikës, dhe 5 mjete zjarrfikëse të cilët kanë mundur të neutralizojnë flakët e të vendosin nën kontroll zjarrin.
Deri tani nuk dihet se nga çfarë është shkaktuar zjarri, por paraprakisht mendohet që u është vënë flaka hamullave të korrura nga gruri, e flakët janë përhapur, favorizuar dhe nga temperaturat e larta.
Vatra e zjarrit është duke u mbajtur nën vëzhgim për të shmangur rindezjen e saj.
(BalkanWeb)