Një sipërfaqe pyjore është përfshirë nga flakët në pyjet komunale të Lurës. Në fotot e siguruara në redaksinë e “BalkanWeb” nga banorë të zonës, flakët e zjarrit duket se kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe pyjore.

Banorët thonë se po mundohen të shuajnë flakët me mjete rrethanorë, ndërsa kërkojnë ndërhyrjen e ushtrisë, pasi terreni malor vështirëson fikjen e zjarrit për ta.

 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në një lidhje telefonikë për News24, administratori i zonës, Hasan Hoti u shpreh se po përgatiten ushtarë nga Burreli për t’i ardhur në ndihmë banorëve në shuarjen e flakëve. Deri më tani sipas tij janë djegur rreth 5 ha me pyje. Duke marrë shkas nga situata e rëndë, drejt Lurës është nisur një helikopter ‘Cougar’ i FA-ve për shuarjen e flakëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb