FIER

Mesditën e sotme ka rënë zjarr në vendin e quajtur  “Këneta e Zezë” në Strum të Bashkisë Roskovec në qarkun Fier .

Gazetari Ervis Kuçi raporton për “Balkanweb” se vatra e zjarrit ka përfshirë një sipërfaqe rreth 2 kilometra. Flaket janë vendosur nën kontroll, ndërsa në fillim kanë rrezikuar sera dhe banesa që ndodhen rreth kënetës.

Forcat  zjarrfikëse dhe policia në vendngjarje për të neutralizuar flakët ku për shkak të erës kanë marrë një përhapje më të gjerë.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, i cili është i dyti brenda pak kohësh në Bashkinë e Fierit, pas zjarrit që përfshiu një ditë më parë zonën e Ruzhdies në Patos.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb