FIER
Një automjeti tip ”Ford” është djegur në Bypassin e Fierit. Mjeti drejtohej nga shoferja D.M, me banim në Tropojë teksa rrugës ka pësuar defekt.
Nga pamjet e siguruara nga BalkanWeb duket se automjet është shkrumbuar totalisht.
Ndërkohë nga flakët s’ka pasur të dëmtuar.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Fier
Informacion paraprak
Sot rreth orës 17:30, në bypass_in e Fierit, ka marë flakë në ecje e sipër automjeti tip “Ford”, me drejtuese shtetasen D. M., banuese në Tropojë.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në automjet.
Nuk ka persona të dëmtuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(BalkanWeb)