Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me zjarrin që ka përfshirë sot fabrikën e peshkut në Lezhë. Në një lidhje për ‘News24’ gazetari Elidon Ndreka raporton se fatmirësisht nga zjarri nuk ka persona të lënduar, ndërsa në këtë fabrikë punojnë rreth 200 persona.

Ai bëri me dije se gjatë punës në terren një nga punonjësit e shërbimit zjarrfikës është asfiksuar nga zjarri, ndërsa është ndjerë keq.

Siç shihet dhe nga pamjet, në ndihmë të tij ka ardhur në autoambulancë, për t’i dhënë ndihmë mjekësore. Për më tepër shihni pamjet që publikon BalkanWeb, ndërkohë që flakët janë ende aktive.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: