Zjarr në  kodrat e Peshtanit të Madh në Fier. Mësohet se zjarri ka rënë në një sipërfaqe toke të mbjellë me ullinj dhe pisha shumë vjeçare.

Gjithashtu flakët janë përhapur edhe pranë varrezave të vjetra të fshatit.

Nga zjarri janë rrezikuar edhe antenat televizive dhe celulare që ndodhen në kodrën e Likovunit në Peshtan të Madh.

Sakaq në vendngjarje ka shkuar policia si dhe forcat zjarrfikëse, në luftë për shuarjen e flakëve.

Zjarri  është ndihmuar  nga era e fortë. Burime pranë vendit të ngjarjes kanë bërë me dije se aktualisht zjarrfikësit e Fierit kanë mundur ta vendosnin zjarrin nën kontroll ndërsa janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës për të shmangur riaktivizimin e vatrës.

Nuk është hera e parë që bie zjarr në këtë zonë. Edhe vitin e shkuar, flakët u përhapën në një sipërfaqe të konsiderueshme duke djegur edhe vreshtat e fermerëve të kësaj zone.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: