Familjarët e personave të zhdukur në magazinën në zjarr brenda një qendre tregtare kanë shpërthyer në vaj. Prej gati 21 orësh ata ndodhen pranë vendin të ngjarjes tek mbikalimi i Kamzës duke pritur informacione për 33-vjeçarin Arjan Salaj, shefi i sigurisë në qendrën tregtare, ndërsa shtohen zërat se brenda qendrës tregtare ka dhe persona të tjerë.

Pothuajse të pashpresë për gjetjen e tyre të gjallë, në videon e siguruar nga gazetarja e emisionit “Me zemër të hapur” Anila Ahmataj ata shihen teksa shpërthejnë në lot e britma, duke e qarë të afërmin e tyre.

Zjarri në magazinën e qendrës tregtare ka nisur prej orës 15:00 të ditës së djeshme dhe 33-vjeçari sipas dëshmive hyri për të nxjerrë punonjësit e tjerë, por nuk doli më.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: