BALLSH

Banorja Rrape Osmani në Ballsh akuzon se zjarri në ullishtën e lagjes Bylis ka qenë e qëllimshme.

Ajo thotë se u dogjën 150 rrënjë në pronësi të tre familjeve pasi autorët kërkonin të hapnin tokë djerrë.

Sipas Osmanit, ky është rast i përsëritur pasi edhe më parë i kanë djegur një gardh.

‘’Nuk pashë gjë kush vuri zjarrin. Thanë hajde se i është vënë flaka. Tre familjeve na vunë fakën, mbi 150 rrënjë ullinj. Zjarri ishte me qëllim për të hapur një tokë djerrë.

E dinë vetë ata kush e vuri. Ne pamë një si tym, kur erdhi Policia. 150 rrënjë ullinj u dogjën. Ne me këto mbahemi. 15 vite ka burri pa punë, ka punuar në uzinë. Zjarrfikësja ndejti aty poshtë, nuk shkon dot aty se s’ka rrugë. Të dalësh me mua aty e kupton. Na dogjën njëherë një gardh, ia vunë aty. Shiko çbën i ligu. Është djegur malli i një pronari me tre djem. Policia tani po vjen, hyr këtu, dil aty. Këtu janë njerëz të këqij. ‘’- tha banorja e Ballshit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb