TIRANË- Një zjarr i madh ka rënë një pallat në kryeqytet pranë zonës së “Freskut” dhe flitet për një viktimë. Gazetarja Dorjana Bezat tha për BalkanWeb se zjarri ka rënë afër Thesarit dhe repartit të RENEA-s, në një ashensor. Nga të dhënat e siguruara nga zjarrfikësit bëhet e ditur se është gjetur një person i vdekur në ashensor, dyshohet një vajzë e re, e cila ishte karbonizuar tërësisht dhe nuk dihet identiteti. Frikë për viktima të tjera.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/284461878576653/videos/374197846269722/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]
Nga informacionet paraprake mësohet se zjarri ka qenë i përmasave të mëdha dhe në vendngjarje kanë shkuar 3 zjarrfikëse të cilat kanë kërkuar edhe përforcime.

Po kështu disa banorë kanë rrezikuar jetën për shkak të tymit, pasi mund të asfiksoheshin. Por në ndihmë të banorëve janë nisur shumë bombola ajri dhe është bërë evakuimi i gjithë pallatit. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie që kanë ndihmuar banorët dhe zjarrfikësit. Pas rreth 1 ore luftë me flakët, zjarrfikësit kanë mundur të shuajnë zjarrin por nuk dihen ende shkaqet e tij.

NJOFTIMI I POLICISË
Tiranë Më datë 20.01.2017, rreth orës 10:00, në rrugën “Muhamet Deliu”, në një pallat, ka rënë zjarr në kolonën e ashensorit, ku në brendësi të kabinës së ashensorit është gjetur i vdekur një person i cili dyshohet të jetë karbonizuar. Shërbimet e policisë kanë bërë të mundur evakuimin e gjithë banorëve të pallatit. Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe gjetjen e shkakut të zjarr.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: