Një stallë është përfshirë nga flakët mesditen e sotme në fshatin e afërt të qytetit të Korcës, në Ravonik.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, ndërsa gazetarja Lorena Kodra raporton për “BalkanWeb” se flakët të ndihmuara dhe nga era kanë shkrumbuar të gjithë sipërfaqen e stallës.

Menjëherë pas sinjalizimit, zjarrfiksja e qytetit ka mbërritur në vendngjarje, duke bërë të mundur lokalizimin e flakëve.

Dëmi i shkaktuar në këtë stallë është rreth 15 kokë te imëta dhe derra, të cilët nuk kanë mundur dot të shpëtohen nga zjarrfikësit.

Dëmet, bëjnë me dije punonjësit e shërbimit zjarrfikës, janë të mëdha, ndërkohë që pronari i stallës kërkon ndihmë nga bashkia Korçës.

Zjarr
Zjarr

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: