Një zjarr ka shpërthyer në garazhin e një pallati 8-katësh në Komunën e Parisit pasditen e sotme, ndërsa raportohet se forcat zjarrfikëse kanë nisur evakuimin e banorëve.

Në pamjet e siguruara për BalkanWeb shfaqen forcat zjarrfikëse duke tentuar të shuajnë flakët që kanë përfshirë garazhin, ndërsa efektivë të tjerë evakuojnë banorët në katet e sipërme, mes tyre edhe një fëmijë.

Aktualisht, grupi hetimor është duke punuar për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit. Informacione të mëtejshme do të publikohen pas përfundimit të hetimeve dhe normalizimit të situatës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb