MAQEDONI- Zoran Zaev ka prejardhje shqiptare, kështu ka thënë një bashkëfshatar i liderit të LSDM-së, nga fshati Murtinë i Strumicës, shkruajnë mediat maqedonase. “Ai për mua nuk është maqedonas. E njoh mirë familjen e tij sepse dhe unë jam nga fshati Murtinë prej nga ku është edhe zotëri Zaevi, siç po u thonë. Ai nuk është Zaev për mua. Jam 78 vjeçar dhe e dimë gjithë fshati se stërgjyshja e tij ka qenë shqiptare”, ka thënë një shikues që ka folur në emisionin “Kontaktiv” në televizionin “Kanal5”. Për më shumë mund të ndiqni videon më poshtë të emisionit në fjalë.

(I.Ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: