VIDEO/ Zvicra dërgon në “ferr” Serbinë, Shaqiri u “servir” eliminimin, Helvetët kualifikohen falë grintës

02 Dhjetor, 2022 22:01

Fi Wraswabadkxu

Madhësia e tekstit:

Balkanweb app Get it on Google Play

Natë magjike për Zvicrën dhe jo vetëm. Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka me shokë dhuruan emocione sonte në Kupën e Botës, duke mundur 3-2 Serbinë dhe duke u kualifikuar.

Kombëtarja serbe e mbyll në mënyrën më të keqe rrugëtimin në Katar, me një disfatë ndaj një rivali jo vetëm në fushë, por edhe më  gjerë.

Xherdan Shaqiri do tregonte klasin e tij në minutën e 20-të. Lojtari shqiptar por me pasaportë zvicerane do realizonte në portën serbe, duke dërguar në festë tifozerinë.

Ekipi i Stojkoviç do përfitonte nga një përgjumje e Helvetëve në pjesën e parë për të përmbysur shifrat. Fillimisht Mitroviç vendosi ekuilibrat, ndërsa për përmbysjen mendoi Vlahoviç.

Të besuarit e Murat Yakin do bënin çmos që të shkonin në dhomat e zhveshjes të paktën me barazim dhe do përmbushnin këtë mision pas  golit të Embolo.

Zvicra mori epërsinë në fillimin e pjesës së dytë me Freuler. Me qetësinë që i karakterizon rezultati do mbrohej, për të marrë kështu një kualifikim të merituar, 6 pikë në vendin e dytë. Zvicra do të përballet në fazën tjetër me Portugalinë.

 

 

 

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa:
loading...
©