Emir Lenjani ndryshon skuadër por jo shtet. Mëngjerashi i përfaqësueses kuqezi do të vijoj aventurën e tij në Zvicër teksa është prezantuar zyrtarisht si blerja më e re e ekipit të Grasshopper. Lenjani është një njohje e vjetër për Grasshopper pasi ka qenë pjesë e këtij ekipi në sezoni 2010-2011. Lenjani u largua nga Sion pas 3 sezonesh për të firmosur një kontratë 2-vjeçare me ekipin e ri.

Anësori i Kombëtares konsiderohet si një blerje e rëndësishme për klubin që kërkon të rikthehet sërish në elitën e futbollit zviceran, aktualisht ndodhen në kategorinë e dytë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: