Një ditë pas shkarkimit të Spallettit, Inter ka bërë menjëherë zyrtar pasuesin e tij, Antonio Conte. Ish trajneri i Juves, Chelseat etj, merr drejtimin e klubit zikaltër duke firmosur një kontratë 3-vjeçare nga ku do të përfitoi 9 milion euro neto në sezon plus bonuese, një pagë e cila mund të shkoj deri në 12 milion euro duke fituar në këtë mënyrë betejën e tij të parë në Serie A, Conte për momentin është trajneri më i paguar në futbollin italian.

Sëbashku me Conten është konfirmuar dhe stafi i tij ku bie në sy Gianluca, vëllai i tij, në postin e zëvendës trajnerit. Ashtu siç pritej, Lele Oriali do të mbaj postin e menaxherit të përgjithshëm në skuadër: “Fillon një kapitull i ri në jetën time, jam entuziast. Do të përpiqem që me punë t’ia shpërblej besimin që ma dha presidenti sëbashku me drejtuesit. Zgjodha Interit për seriozitetin dhe ambiciet që ka projekti, për historinë që ka ky klub. Më goditi qartësia dhe dëshira e klubit për të rikthyer Interin aty ku i takon”, u shpreh Conten në klipin prezantues.

Edin Dzeko
Edin Dzeko

Duke u rikthyer tek ajo që ka rëndësi tani, te merkato dhe projekti i Contes, blerja e parë zyrtar pritet të jetë Edin Dzeko. Palët kanë gjetur konsensusin, me boshnjakun i cili do të bashkohet me në fund me Conten. Një tjetër pistë e hapur për sulmin mbetet edhe ajo e Lukaku. Për mesfushën po mendohet për Barella ndërsa ëndërr mbetet Chiesa.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: