Ka pasur fate të kundërta për Besart Celinën dhe Milot Rashicën derbi i shqiptarëve në ligën e parë holandeze.

Ndërsa i pari i dha ekipit vendas fitoren 2-1 me një gol të shënuar pesë minuta para fundit, Rashica u detyrua të linte fushën e lojës pas vetëm 28 minutash si pasojë e një dëmtimi.

20-vjeçari nga Vushtrria u përplas me një kundërshtar në të 25-n dhe kërkoi zëvendësim pasi nuk mund ta vazhdonte dot lojën.

Ndërkohë, për Celinën ky ishte goli i tretë në kampionat me fanellën e Tuentes.

Pas shtatë javësh, Tuente e sheh veten në pozitën e gjashtë me 12 pikë, +2 nga Viteshe që renditet një shkallë më poshtë.


(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: