TIRANË-Sot e shohim me kostumin e kryeministrit, ia dëgjojmë gati cdo ditë batutat karizmatike, por dikur para se ti futej politikës, ka qenë një piktor i thjeshtë. Kjo është një video që na con 23 vite para në kohë kur Edi Rama, ky djale i ri ndodhej ne Gjermani. Është momenti kur hapi një Ekspozitë në Frankfurt, Gjermani, ne vitin 1992 ku nismen e realizoi sëbashku me piktorin Vladimir Myrtezai, me ndihmën e gjermanëve.

Një xhirim i kamermanit të M1-shit Besfort Hasanaj në Gjermani paraqet këtë eveniment.

Sigurisht që Rama në këto imazhe shfaqet më i ri në moshë, më imcak, madje duket dhe pakëz i ndrojtur, ndryshe me figurën që gëzon sot, ku kryeministri ballafaqohet ‘dhëmb për dhëmb’ me kundërshtarin politik.
Kjo video për këdo që ka nostalgji për kryeministrin kur ka qenë i ri.


(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: