DANIMARKE-Gjatë shembjes së një strukture në qytetin e Vordingborg në Danimarkë diçka ka shkuar keq dhe drejtimi i gabuar gjatë rënies i godinës, ka shkatërruar plotësisht një librari që ndodhej aty pranë.

Fatmirësisht nuk ka pasur të vrarë apo të plagosur, vetëm dëme materiale të librarisë, e cila ka dalë plotësisht jashtë përdorimit.

Dhjetëra persona kanë parë skenën, duke fiksuar me smartphone shembjen e godinës prej çimentoje 53 metra të lartë.
Për shkaqet e aksidentit është hapur një hetim.
(da.xha/BalkanWeb)

3-26

4-25

2-25

5-23

1-32

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb