PRISHTINE – Reperat e grupit Babastars janë përplasur sot me grupin OTR, të drejtuar nga reperi shqiptar Noizy, përballë ‘Swiss Diamond Hotel’ në Prishtinë. Mediat në Kosovë bëjnë të ditur se reperi Noizy është plagosur lehtë në kokë.
Ndërkohë policia e Kosovës ka arrestuar reperin e Babastars Ylber Abdullahu – i njohur si Cozman, vëllain e tij dhe mikun e tij të afërt Albert Krasniqi. Mediat në Kosovë kanë publikuar video dhe foto të reperit Noizy në momentin kur është transportuar në spital. Ai duket në gjendje të mirë, madje nuk qëndron as në barrelë, por është futur vetë në spital.

Gjuhen me armë Noizy me anëtarët e Baba Stars by GazetaExpress

Pak orë pas ngjarjes, në një video të publikuar nga IndeksOnline, Noizy është parë duke dalë nga Qendra Klinike Universitare në Prishtinë, në gjendje mjaft të mirë shëndetësore, madje duke buzëqeshur.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/IndeksonlineOfficial/videos/1008838202547193/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: