GREQI

Policia greke nuk gjen rehati nga trafikantët e drogës. Në një operacion të zhvilluar ditën e sotme, autoritetet njoftojnë se kanë vënë në pranga një 30-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije.

Shqiptari u ndalua së bashku me automjetin e tij në Larisa, ndërsa në airbag-un e pasagjerit kishte krijuar një vend të posaçëm për të fshehur lëndën narkotike. Gjatë kontrollit, me ndihmën e qenit antidrogë, policia gjeti dhe sekuestroi  6.2 kg heroinë  të ndarë në 12 pako,  201 gram kokaine si dhe  një sasi të vogël marijuane, 2 pistoleta, 5 fishekë dhe 700 euro, dy telefona celularë dhe një sasi parash.


Policia thekson se shqiptari i arrestuar kishte probleme me drejtësinë greke dhe rezulton me precedent të theksuar penal.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb