Janë protagonistë Mourinho dhe Conte dhe si gjithmonë është normale që në një ndeshje mes tyre të ketë konfilkte dhe në përballjen mes Cheslea dhe Manchester United nuk kanë munguar tensionet si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Chelsea ka fituar ndeshjen çerekfinale të Kupës FA ndaj Manchester United me rezultat të ngushtë 1-0 duke u kualifikuar në gjysmëfinale.

Të dashuruar marrëzisht me Antonio Conten tifozët e Chelseas i këndojnë Mourinhos: Ti nuk je më Special…! Portugezi iu përgjigjet duke ngritur 3 gishtat që simbolizojnë 3 titujt e fituar nga ai me londinezët! Nga 5 tituj në histori, 3 i kanë me Mourinhon.

Tensione  të ashpra pati mes dy trajnerëve, Antonio Conte dhe Jose Mourinho. U desh të ndërhyjë gjyqtari i katër për të mos i lënë të goditen me njëri-tjetrin. Ndërsa u afrua edhe gjyqtari i parë që kërkoi nga trajnerët që të jenë të qetë.

tensione-1 traaajj-e1489439973801-780x439

https://www.youtube.com/watch?v=mpf8f6cS6B4

https://www.dailymotion.com/video/x5epp5i_jose-mourinho-vs-antonio-conte-fight-chelsea-vs-manchester-united-fa-cup-13-03-2017-hd_sport

(I.Ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: