Një ngjarje e rëndë është shënuar në Australi.

Një notar, është sulmuar për vdekje nga një peshkaqen, pak metra larg bregut. Këtë skenë të rëndë e kanë parë shumë dëshmitarë të pranishëm në një plazh të Sidney-t në atë momente.

Dëshmitarët kanë thënë se peshkaqeni, ndau trupin e notarit në dysh, me skena që ishin parë për herë të fundit në këtë zonë në vitin 1963.

“Dikush sapo u gëlltit nga një peshkaqen”, dëgjohet të thërrasë i dëshpëruar një dëshmitar. Sapo është informuar për ngjarjen, policia ka nisur hetimet.

Deri më tani ata nuk e kanë bërë të ditur identitetin e viktimës dhe kanë bllokuar perimetrin e plazhit, pasi situata mund të jetë ende kritike.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb